Ekonomi

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

24.02.2025 13:13

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,77 % në raport me vendimin e datës 20.02.2025.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 ulen për 1,00 denarë për litër.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL BS (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri në (EL1) ulen për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU ulet për 0,012 denarë për kilogram.
 
Nga data 25.02.2025 nga ora 00:01 çmimet maksmimale të derivative të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 79,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 81,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 73,50 (denarë/litër)
  • Vaj për djegje Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 73,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 S 46,178 (denarë/kilogram)