Futboll

Zyrtare: Depay nënshkruan me Manchester United

07.05.2015 18:03

PSV Eindhoven ka konfirmuar se sulmuesi Memphis Depay do t’i bashkohet Manchester United në fun të sezonit...

Lajmi u zbuluar fillimisht nga dy mediume holandeze, De Telegraaf dhe Voetbal International, të cilët shkruajnë se holandezi do të kalojë në Old Trafford për 30 milionë euro.
 
PSV më pas e ka konfirmuar këtë përmes një postimi në Twitter, ku shkruhet se klubi është pajtuar ta shesë 21-vjeçarin.
 
Dhe shumë shpejt pas tyre ka ardhur edhe konfirmimi nga United, transmeton Telegrafi.
 
Depay është golashënuesi më i miri në kampionatin holandez Eredivisie me 21 gola të shënuar këtë sezon. Ai do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2018 dhe do të ribashkohet me ish-trajnerin e përfaqësueses së Holandës, Louis van Gaal.
 
Shuma e transferimit të tij mendohet se është më e lartë se ajo e publikuar nga shtypi holandez.