Botë

Sekretari Kerry në Arabinë Saudite

07.05.2015 18:06

Zyrtarët amerikanë dhe sauditë ranë dakord të pezullojnë sulmet në Jemen për arsye humanitare...

Zyrtarët amerikanë dhe sauditë ranë dakord të pezullojnë sulmet në Jemen për arsye humanitare, pasi luftimet me rebelët “Huthi” kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga vendi.
 
Në një konferencë shtypi sot në Riad, sekretari i Shtetit, John Kerry, dhe homologu i tij saudit, Adel al-Jubier, thanë se po bëhen përpjekje për të siguruar një armëpushim pesëditor në Jemen për të dërguar ndihma humanitare.
 
Ata thanë se armëpushimi do të mund të zgjatet në varësi të kushteve në terren.  
 
Po sot, zoti Kerry u takua veçmas me mbretin Salman të Arabisë Saudite dhe me presidentit e Jemenit në mërgim, Abdu Rabu Mansour Hadi.