Botë

Papa mbetet në gjendje kritike, Vatikani: Kaloi natë të qetë, pas krizës të së shtunës

24.02.2025 18:02

Papa Françesku pati një mbrëmje të qetë pa komplikacione në spital dhe pushoi deri në mëngjes...

Papa Françesku pati një mbrëmje të qetë pa komplikacione në spital dhe pushoi deri në mëngjes. Ky është përditësimi I fundit që vjen nga Vatikani këtë të hënë sa i përket Atit të Shenjtë.

Pavarësisht një nate të qetë situata shëndetësore për Bergolion mbetet kritike, pasi të dielën u raportua se 88 vjeçarja pati një insuficencë të lehtë të veshkave sipas asaj që treguan analizat e gjakut. Të shtunën ndërkohë u raportua se Papa Françesku pati nevojë për sasi të mëdha oksigjen shtesë në pas një krize azmatike si dhe për transfusion gjaku.

88-vjeçari ndodhet në Spitalin Gemelli të Romës prej 11 ditësh teksa po trajtohet për pneumoni të dyfishtë dhe bronkit kronik në të dy mushkëritë e tij.

Ati i Shenjtë është përballur vazhdimisht me sëmundje që lidhen me rrugët e frymëmarrjes, pasi mjekët i kanë hequr një pjesë të mushkërisë së tij të djathtë në moshë 21 vjeçare për shkak të pneumonisë.

Miliona besimtarë në mbarë botën po luten për Shëndetin e Papa Françeskut. Gjendja e tij e rënduar shëndetësore ka shkaktuar spekulime për një dorëheqje të mundshme të Atit të Shenjtë si Kreu I Kishës Katolike, megjithatë Vatikani ka refuzuar t’i komentojë këto raportime.