Sportet E Tjera

Manny Pacquiao pas gjashtë muajsh në ring

07.05.2015 18:07

Super boksieri filipinas, Manny Pacquiao, i cili humbi pa të drejtë nga Floyd Mayweather, ka realizuar operimin me sukes në krahun e tij...

Los Angeles Times raporton se operimi i ditës së sotme që e pati boksieri ishte me sukses dhe se ai pritet të kthehet shpejt në ring.
 
Neal ElAttrache, mjeku i boksierit, ka konfirmuar se lojtari do të jetë në formë për gjashtë muaj pasi operacioni shkoi me sukses.
 
Manny Pacquiao humbi nga Floyd Mayweather në duelin e shekullit. Edhe pse i lënduar, ai ishte dominant dhe sipas shumë ekspertëve meritoi fitoren.
 
Vet Pacquiao ka thënë se do t'i kthehet boksi se po t'i jepet mundësia do t'i revanshohet amerikanit që beson se do ta kishte nokautuar po që se do ta kishte krahun në rregull.