Maqedoni

Parashikimi i motit

25.02.2025 08:50

Në disa lugina gjatë mëngjesit do të ketë mjegull të dobët....

Në disa lugina gjatë mëngjesit do të ketë mjegull të dobët. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me diell, kurse në zonat malore me reshje të dobëta dhe afatshkurtëra shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në 3°C, kurse maksimalet nga 4 deri në 12°C.
 
Në Shkup paradite në pjesë të luginës me mjegull, kurse gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme.