Maqedoni

Katër komisione do të mblidhen sot në Kuvend

25.02.2025 09:15

Në Kuvend sot do të mblidhen katër komisione – Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, Komisioni për Çështje Ekonomik...

Në Kuvend sot do të mblidhen katër komisione – Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, Komisioni për Kulturë dhe Turizëm dhe Komisioni për Financa dhe Buxhet.
 
Anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime janë duke shqyrtuar Propozim-vendim për emërimin e anëtarit të Komisionit Shtetëror për vendosje për procedurat administrative, procedurat e punësimit dhe mbikëqyrjen inspektuese në shkallën e dytë, kërkesat për largim në pension nga ish-deputeti dhe nga ish anëtarët e Komisionit Shtetëror për vendosje për procedurën e mbikëqyrjes administrative dhe inspektimit të dytë të punësimit.
 
Në seancën e Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike janë përfshirë Projektligji për ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Burime Minerale dhe Projektligjin për ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, të dy në procedurë të shkurtuar.
 
Programi i propozuar për shënimin e përvjetorëve jubilar të ngjarjeve të rëndësishme dhe figurave të shquara për vitin 2025 është pika e vetme në rendin e ditës të Komisionit Parlamentar të Kulturës dhe Turizmit.
 
Pika e rendit të ditës në seancën e Komisionit për Financa dhe Buxhet është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, është me procedurë të shkurtuar.