Maqedoni

Komunikacioni po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë mjaft të lagështa

25.02.2025 09:28

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë mjaft të lagështa...

Në autostradën A1, pjesa Demir Kapi - Smokvicë nga 20.02.2025. deri më datë 31.05.2025, për shkak të rikonstruksionit në tubin e majtë të tunelit T2, do të ketë ndryshim të përkohshëm në qarkullim. Tubi i majtë i tunelit T2 është plotësisht i mbyllur për trafikun dhe trafiku ridrejtohet plotësisht në tubin e djathtë të tunelit me trafik të dyanshëm.
 
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë mjaft të lagështa, njofton LAMM. Në Berovë po shënojmë reshje të dobëta bore, e cila për momentin nuk është pengesë për qarkullim.
 
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.