Maqedoni

Mexhiti: Akuzat e BDI-së dhe LSDM-së janë spekulime dhe pretendime të rrejshme

25.02.2025 12:05

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka reaguar në lidhje me akuzat nga BDI dhe LSDM...

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka reaguar në lidhje me akuzat nga BDI dhe LSDM, të cilat thonë se atij  i janë marrë kompetencat. Nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor akuzat e LSDM-së dhe BDI-së i quajnë spekulime dhe pretendime të rrejshme.
 
Mbikëqyrja e rregullt inspektuese nga Inspektorati Administrativ ka të bëjë ekskluzivisht me aspektet teknike të punës arkivore dhe në zyrë. Në asnjë moment nuk u konstatua ndonjë keqpërdorim i pozitës zyrtare apo sjellje të tjera të paligjshme, theksoi Mexhiti.