Oda e Mjekëve u ndau licenca të punës mjekëve
Oda e Mjekëve në mënyrë solemne...

Oda e Mjekëve në mënyrë solemne ndau licencat e punës mjekëve të mjekësisë, në një manifestim të organizuar për shënimin e 20-vjetorit të punës së saj.
Siç njoftojnë nga Oda e Mjekësisë, këtë vit bëhen 20 vjet që kur Oda, në përputhje me Ligjin për kujdesin shëndetësor, mori autorizimin për organizimin e provimeve profesionale, dhënien e licencave të punës dhe akreditimin e ngjarjeve të edukimit të vazhdueshëm mjekësor.
Procesi i marrjes së autorizimeve publike zgjati më shumë se 10 vjet dhe përfshinte përpjekje të vazhdueshme dhe një synim të qartë për t'u arritur, theksojnë nga Oda e Mjekëve.
“Marrja e autorizimit është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm që ka ndodhur falë mjekëve që kanë qenë pjesë e organeve të Odës dhe që kanë pasur vizion të qartë dhe synim të vërtetë se si duhet të rregullohet profesioni ynë. Oda iu përgjigj sfidës që i ishte parashtruar dhe falë kësaj ne kemi ndërtuar një sistem për akreditimin dhe licencimin e profesionit mjekësor, si thelbësor dhe veçanërisht i rëndësishëm në një shoqëri.”, - deklaroi kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivceva Stardellova.
Nga Oda e Mjekëve theksojnë se nga qershori i vitit të kaluar është modernizuar mënyra e dhënies së provimit profesional. Pjesa me shkrim e provimit jepet në kompjuter, përmes një programi që gjeneron një test me pyetje provimi.
Në frymën e dixhitalizimit dhe modernizimit, vitin e kaluar filloi procesi i regjistrimit elektronik të frekuentimit të mjekëve në aktivitetet e edukimit të vazhdueshëm mjekësor. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
