Saranda Imeri: Praktikat e Mexhitit ishin edhe në kohën e LSDM-së

25.02.2025 16:43

E para, deputetja nga radhët e koalicionit VLEN...

E para, deputetja nga radhët e koalicionit VLEN ka deponuar në LSDM dokumente dhe prova, që padyshim tregojnë se nënkryetarja e tyre aktuale dhe ish-ministrja e Mjedisit Jetësor, Kaja Shukova ka punuar sipas të njëjtit model administrativ, siç punon sot ministri, Izet Mexhiti.

“Sot jemi këtu para selisë qendrore të LSDM-së për t’u dorëzuar dokumente dhe prova, që padyshim tregojnë se nënkryetarja e tyre aktuale dhe ish-ministrja e Mjedisit Jetësor, Kaja Shukova, ka punuar sipas të njëjtit model administrativ, siç punon sot ministri, Izet Mexhiti. Këto dokumente tregojnë se të njëjtat procedura dhe të njëjtat praktika arkivore dhe zyrtare, që sot i sulmojnë si parti, kanë qenë në fuqi për çdo ministër që ka drejtuar këtë institucion në qeverisje të LSDM-së. Pra, nëse sot LSDM pretendon se ekziston ndonjë parregullsi, atëherë ajo parregullsi ka nisur nga radhët e tyre me një praktikë të vendosur që nga viti 2017.”, - deklaroi deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri.