Futboll

Kupa e Maqedonisë: Të mërkurën luhen takimet e ¼ së finales

25.02.2025 18:58

Në kuadër të Kupës së Maqedonisë, e mërkura rezervon takimet e fazës çerekfinale...

Në kuadër të Kupës së Maqedonisë, e mërkura rezervon takimet e fazës çerekfinale mes tetë ekipeve që luajnë për një vend në gjysmëfinale. Struga TL pret Gostivarin. Ky është një nga dy duelet në të cilët do të përballet skuadrat elitare mes vete dhe do të zhvillohet në Strugë, prej orës 14:00.
 
Në të njëjtën orë luhet edhe takimet  tjera të çerekfinales të Kupës së Maqedonisë.  Kryesuesi I renditjes së kampionatit Shkëndija në transfertë do të përballet me Detonitin që luan në Ligën e dytë, po ashtu edhe Brera për kundërshtar do ketë një skuadër të një angu më të ulët Arsimin e Çegranit.
 
Rezultate e së kaluarës në garat e kupës, skuadrën nga Çegrani, aspak nuk e lënë pa gjasa për kualifikim në gjysmëfinale. Vardari në terren vendas do të përballet me Sileksin. Ky trofe është mjaft i rëndësishëm për këto ekipe, pasi u jep mundësinë të luajnë në kualifikueset e Conference League.
 
FFM – 1/ 4 FINALES SË KUPËS
Struga TL – Gostivari
Detonit – Shkëndija
Brera - Arsimi
Vardari - Sileksi