Futboll
Trajneri, Gega ulet në pankinën e Struga TL
25.02.2025 19:00
Mertion Gega, ndihmësi i deritanishëm i Qatip Osmanit...

Mertion Gega, ndihmësi i deritanishëm i Qatip Osmanit, është ulur në pankinën e kampionëve aktual Struga TL edhe atë si shef i stafit teknik dhe këtë skuadër do ta drejtojë në ndeshjen e nesërme me Gostivarin.
Gega është ulur në pankinën e skuadrës, por ndërkohë struganët, nuk ka zgjidhur ende çështjen e trajnerit që do të drejtojë kampionët në vijimin e sezonit. Ndryshe ai ka drejtuar këtë skuadër edhe në tri ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar kur këta dolën kampion.
Gega edhe në atë kohë ndeshjen e parë e kishte kundër Gostivarit dhe triumfuan me 1:0. Struga në fillim të sezonit shihej si kandidat serioz për të mbrojtur titullin e kampionit, por deshtimet në disa ndeshje këtë skuadër e vendosën në pozitën e pestë ku ka 32 pikë, ose 11 më pak se Shkëndija.
