Basketboll
NBA, Oklahoma humb në shtesë
25.02.2025 19:05
Minnesota Timberëolves, ka bërë një përmbysje të çuditshme të rezultatit...

Minnesota Timberwolves, ka bërë një përmbysje të çuditshme të rezultatit dhe më pas si mysafir me 131:128 e mundi skuadrën kryesuese të renditjes së Konferencës së Perëndimit Oklahoma City. Në mesin e çerekut te tretë vendasit kishin epërsinë prej +25 pikë.
Në përmbyllje të çerekut të katërt Minnesota me serinë 16-0, ia doli të barazojë në 121:121. Para përfundimit të vazhdimeve gjat avantazhit të mysafirëve 129-128, Alexander u bllokua nga Anthony Edëards. Ndërsa Nickeil Alexander-Ëalker më pas ishte preciz nga goditjet e lira për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 131:128.
Jaden McDaniels me 27 pikë e 10 kërcime ishte më I miri në radhët e Minnesotas. Tek Oklahoma City më I spikatur ishte Shai Gilgeous-Alexander,që ndeshjen e përfundoi me 39 pikë. Me përpjestimin 46-11 Oklahoma City edhe më tej mban kryesimin e renditjes së Perëndimit, ndërsa Minnesota me 32-27, është shum pran pozitës që e çon në play off.
Nga ndeshjet e tjera veçohet humbja e tretë me radhë e L.A Clippers, Këta me 106:97 i mundi Detroit Pistons. Jashtë fushe fiton Denver, që mundi 125-116 Indiana. Fitore të lehtë shënoi Chicago që mundi me 142-110 Philadelphia. Zhgënjeu Miami, që u mund 98-86 nga Atlanta.
Rezultatet e NBA-së:
Detroit Pistons - LA Clippers 106:97
Indiana Pacers - Denver Nuggets 116:125
Philadelphia 76ers - Chicago Bulls 110:142
Ëashington Ëizards - Brooklyn Nets 107:99
Atlanta Haëks - Miami Heat 98:86
Oklahoma City - Minnesota 128:131 (vazhdime)
Utah Jazz - Portland Trail Blazers 112:114
Sacramento Kings - Charlotte Hornets 130:88
