Botë

Përplasje mes dy anijeve në Hunan, 2 viktima dhe 14 të zhdukur

25.02.2025 19:21

Dy persona kanë humbur jetën dhe 14 rezultojnë të zhdukur pasi dy anije u përplasën...

Dy persona kanë humbur jetën dhe 14 rezultojnë të zhdukur pasi dy anije u përplasën në një lumë në provincën Hunan, në Kinën qendrore.
 
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 me orën lokale në lumin Yuanshui, pranë qytetit Qinglang.
 
Sipas informacioneve nga autoritetet lokale, 19 persona ranë në lumë kur anija në të cilën ndodheshin u përplas me një anije për grumbullimin e mbetjeve të naftës.
 
Dy persona në bordin e anijes u nxorrën të vdekur nga lumi.  Tre të tjerë u shpëtuan dhe u dërguan në spital, por gjendja e tyre shëndetësore nuk konsiderohet shqetësuese.
 
Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon, ndërsa është urdhëruar hetimi për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.