Maqedoni

Parashikimi i motit

26.02.2025 08:50

Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell...

Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Paradite në disa lugina do të ketë mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
 
Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin -1 deri në 5°C, kurse maksimalja do të arrijë në 6 deri në 12°C.
 
Në Shkup me vranësira pjesërisht, paradite me mjegull në pjesë të luginës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
 
Temperatura minimale do të zbresë deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 11°C.
 
Nga e enjtja do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa për shkak të depërtimit të masës ajrore më të ftohtë nga veriu ditën e dielë reshje do të jenë bore në male dhe në disa vende më të larta.