Maqedoni
Seanca e re për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes
26.02.2025 09:04
Në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorqevskës dhe Pançe Zhezhoskit...

Me nxjerrjen e dëshmive nga ana e mbrojtjes, në Gjykatën Themelore Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorqevskës dhe Pançe Zhezhoskit për të cilën akuzohen Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorqevski.
Në seancën e kaluar, Prokuroria Publike prezantoi provat materiale nga kamerat e vëzhgimit në oborrin e shtëpisë ku banonte Velibor Manev, njëri nga të pandehurit, duke treguar se janë vëzhguar katër të akuzuarit për vrasjen e Vanjës dhe Pançes.
Mbrojtja e Palevskit nuk e pranoi atë, duke shpjeguar se ato nuk ishin të shënuara në listën e provave dhe kërkoi kohë shtesë për shqyrtimin e tyre.
