Botë
Aksident automobilistik në Tajlandë, humbën jetën 18 persona
26.02.2025 10:10
Një aksident automobilistik i mori jetën 18 personave në Tajlandë....

Një aksident automobilistik i mori jetën 18 personave në Tajlandë. Autobusi, i cili sipas raportimeve të para kishte probleme me frenat, kishte në bord 49 persona, mes tyre edhe përfaqësues të autoriteteve lokale, doli nga rruga teksa po zbriste në provincën Prahin Buri, në lindje të kryeqytetit Bangkok.
Shtatëmbëdhjetë persona u gjetën të vdekur në vend dhe një tjetër humbi jetën pasi nuk i mbijetoi dot plagëve edhe pse u transportua në spital.”, tha një oficer policie, ndërsa shtoi se 32 persona janë plagosur. Tajlanda është e njohur për aksidentet, për shkak të gjendjes së keqe të infrastrukturës dhe automjeteve të pasigurta.
