Maqedoni
Mickoski: “Kazançi Holding” paralajmëron mega projekt me termocentrale
26.02.2025 12:02
Kryeministri, Hristijan Mickoski, në takimin me menaxhmentin e “Kazançi Holding”...

Kryeministri, Hristijan Mickoski, në takimin me menaxhmentin e “Kazançi Holding”, paralajmëroi mega projekt me termocentrale me gaz për zgjidhjen e problemit të ndotjes. Sipas tij, tarifa e kyçjes për amvisëritë do të jetë zero denarë.
"Po diskutojmë për ndërtimin e termocentraleve me gaz kogjenerues me kapacitet 500 MW, të cilat do të prodhojnë 4.1 TWh energji elektrike dhe 720 GWh energji termike në vit. Kjo është e vetmja zgjidhje e përhershme për ndotjen e ajrit, çdo gjë tjetër është thjesht fshirja e problemit nën tapet. Projekti përfshin edhe ndërtimin e rrjetit dytësor të gazit dhe ujit të ngrohtë, me kyçje amvisërie me çmim prej 0 denarë, ndërsa gazi natyror do të jetë dukshëm më i lirë se çmimet në bursë. Investimi vlerësohet në mbi një miliard euro dhe përfaqëson një hap kyç drejt forcimit të pavarësisë dhe sovranitetit tonë energjetik.", ka shkruar Mickoski ne Facebook.
