Maqedoni

Plenumi i Nxënësve decid, protestat vazhdojnë

07.05.2015 18:40

As reshjet e rrëmbyeshme të shiut sot nuk penguan Plenumin e Nxënësve që të protestojë para MASh-it për të shprehur revoltën e tyre dhe për të kërkuar vazhdimin e dialogut...

Ata edhe sot përkujtuan MASh-in se edhe më tej do të qëndrojnë në tenda dhe presin përgjigje të kërkesave të tyre.
 
Protesta e sotme ishte e shkurtë për shkak të motit, ndërsa përkrahje nxënësit kishin edhe nga qytetarë dhe prindër.
 
“Dua të them se vazhdojmë edhe më tej. Për shkak të shiut numri ynë është më i vogël, por këtu jemi të tregojmë se mbetemi në kërkesat tona dhe ajo është arsimim më i mirë për të gjithë. Bojkoti do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme me fillim në orën 17 para MASh-it”- deklaroi Aleksandar Nikollovski nga Plenumi i Nxënësve.
 
Plenumi i Nxënësve bën të ditur se edhe nesër me fillim në orën 17 do të ketë protesta. Nxënësit tanimë kërkojnë që testimi ekstern të jetë anonim dhe nota të mos figurojë në dëftesë.
 
FLUTURA LATIFI