Maqedoni
Këshilli Gjyqësor, masa edukative ndaj Jovanovit konform ligjit
26.02.2025 15:05
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk konstatuan shkelje të ligjit nga gjykatësja, Daniela Aleksovska Stojanovska...

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk konstatuan shkelje të ligjit nga gjykatësja, Daniela Aleksovska Stojanovska, e cila i shqiptoi masë edukative Vasil Jovanovit dhe në vend në burgim, e dërgoi në institucionin përmirësues ndëshkues në Tetovë, teksa ishte duke e pritur vendimin e Gjykatës së Apelit për veprat e bëra më herët. Gjykatësja në këtë rast nuk ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe nuk ka qenë e njëanshme në favor të Jovnaovit për t’ia zbutur dënimin, thanë anëtarët e këshillit, duke i numëruar vërejtjet për fjalët përfundimtare të prokurorit, i cili ka ndjekur penalisht Jovanovin.
“Komisioni ka vlerësuar se gjykatësja ka marrë vendimin e saj për të dërguar Vasil Jovanovin në institucionin përmirësues ndëshkues në përputhje me nenin 70 të ligjit për të drejtat e fëmijëve në të cilën është rregulluar se gjatë gjykimit të personit që nuk ka mbushur 21 vjeç mund t’i shqiptohet dënim për të dërguar në institucionin përmirësues ndëshkues. Komisioni vërtetoi se me prezumimin e pafajësisë i akuzuari nuk është i dënuar më herët dhe nuk janë dorëzuar prova nga PThP-ja se ndaj tij udhëhiqen procedura penale të tjera, e as nuk ka dorëzuar vendim se në pajtueshmëri me të dëmtuarin, i pandehuri e ka anuluar përndjekjen penale për aksidentin që ka shkaktuar.”, - deklaroi anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Danka Ristova.
Në pyetjen se pse i është hequr paraburgimi Jovanovit, Aleksovska Stjanovska u është përgjigjur anëtarëve të Këshillit Gjyqësor se kjo është bërë përmes detyrës zyrtare, si një praktikë e vendosur më herët. Këtë praktikë anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk mund ta konfirmojnë dot. Vendimi i gjykatës me të cilin i është hequr paraburgimin, asnjëherë nuk është ankimuar nga Prokuroria. Andaj një pjesë e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor vlerësojnë se Këshilli Gjyqësor në këtë rast nuk ka mbrojtur mjaftueshëm integritetin e gjyqtares. Vlerësojnë se i gjithë faji për sjelljen e tërbuar të Jovanovit nuk mund t’i bartet gjykatës.
“Nuk mundet faji në tërësi t’i takojë gjykatësit apo gjykatave, por këtu bëhet fjalë për një papërgjegjësi më të gjerë ose prevenim të pamjaftueshëm, pasi te personi në fjalë disa vite me radhë është konstatuar sjellje në kundërshtim me ligjin.”, - theksoi anëtari i Këshillit Gjyqësor, Ivica Nikollovski.
Për disa anëtarë të Këshillit Gjyqësor tashmë po zhvillohet interpelancë në Kuvend. Ata kanë dorëzuar përgjigjet e tyre lidhur me këtë dhe do të presin epilogun përfundimtar në Kuvend.
“Në interpelancën e dorëzuar nuk është e individualizuar se cilat veprime i kam ndërmarrë në mënyrë të papërgjegjshme dhe joligjore, të cilat mund të më përshkruhen për shkak të punës sime në Këshillin Gjyqësor. Unë pohoj se në mënyrë të ndërgjegjshme kam kryer funksionin tim si anëtare e Këshillit Gjyqësor dhe nuk ndjejë përgjegjësi morale apo profesionale për të dhënë dorëheqje.”, - u shpreh anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Tanja Çaçarova Ilieva.
“U prononcuam ndaj të gjitha pikave që ishin të parashtruara në interpelancë dhe shpresojmë se do të ketë merret vendim pozitiv në Kuvend.”, - theksoi anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa.
VMRO- DPMNE, koalicioni VLEN dhe partia “E Di” para ca kohe dorëzuan interpelancë për punën e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të zgjedhur nga Kuvendi. Ky debat duhet të fillojë në muaji mars.
REXHEP QAMILI
