Maqedoni

Rezoluta për Ukrainën, Filipçe: Mickoski me politika improvizuese

26.02.2025 15:19

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, e quan improvizim politikën e jashtme të qeverisë Mickoski...

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, e quan improvizim politikën e jashtme të qeverisë Mickoski, pasi në OKB nuk votoi rezolutën amerikane për Ukrainën, për të cilën ishte edhe bashkësponzorë. Filipçe thotë se vendimet e tilla janë të pakuptueshme dhe nuk e rreshtojnë vendin krahë politikave të BE-së. Filipçe konsideron se politika e jashtme priret nga vlerësimet personale të kryeministrit.
 
“Përse Qeveria vendosi të na vë në shoqërinë e disa vendeve afrikane, që nuk ndajnë asnjë ngjashmëri me ne dhe ndërkohë po largohemi nga pothuajse të gjitha vendet në drejtim të votimit në Evropë dhe në fqinjësinë tonë. Kjo nuk është e qartë.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Mickoski: LSDM jokompetente për politikën e jashtme
 
Kryeministri Mickoski me kundër argument se LSDM dhe Filipçe nuk kanë kredibilitet të flasin për politikën e jashtme. Sa i takon rezolutës për Ukrainën, kryeministri sqaron se gjatë votimit kanë ndjekur abstenimin amerikan. Sipas Mickoskit, kjo nuk bën dallim pasi rezoluta veç më është miratuar dhe duhet të zbatohet.
 
“Ne ishim bashkësponsorizues të rezolutës amerikane dhe e njëjta është e detyrueshme, sepse ka kaluar në Këshillin e Sigurimit. Anëtarët e tjerë të përhershëm, por edhe ata me rotacion, nuk votuan kundër dhe në këtë mënyrë e mbështetën. Ndërkaq, kur rezoluta erdhi në Kuvend për votim, u dorëzuan disa amendamente. Shumica e amendamenteve u refuzuan, por një u pranua. ShBA-ja si propozuese, ishte e përmbajtur. Edhe ne gjithashtu votuam të përmbajtur.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski. 
 
Mickoski ka realizuar disa vizita në ShBA. Krye socialdemokrati Filipçe përshëndet thellimin e bashkëpunimit të vendit me shtetin amerikan, por thotë se duhet të jepen më shumë detaje se çfarë Mickoski ka kërkuar nga administrata e re e presidentit Tramp. 
 
MERAL ISMAILI