Arrestimet nga ana e SPAK-ut, Rama mohon akuzat se po e sulmon SPAK-un

26.02.2025 17:58

Nga një seancë dëgjimore me rektorin e Universitetit Bujqësor...

Nga një seancë dëgjimore me rektorin e Universitetit Bujqësor, të cilit iu arrestuan disa persona për korrupsion, kryeministri Edi Rama mohoi akuzat se po e sulmon SPAK-un.

“Shoh një përpjekje të madhe për të errësuar një të vërtetë që nuk duhet ta luajë topi, kjo parti, kjo shumicë qeverisë, jemi të vetmit garantë të reformës në drejtësi. Nuk është strategji elektorale për të minuar asnjë hetim. Rektori nuk u ftua për t

ë ngritur flamurin e pafajësisë për 24 persona që janë marrë në masë sigurie pa gjyq.”, - deklaroi kryeministri, Edi Rama.

Dumani: Përpjekjet janë të dështuara

Në një tjetër aktivitet, deklaratave për arrestimet në bujqësor, iu përgjigje kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

“Përpjekjet për ta nxjerrë SPAK-un si represiv janë të dështuara. Vetëm më pak se 9% në masën absolute janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar. Hidhini sytë çfarë ndodh tej SPAK-ut. Hidhni një sy përtej SPAK-ut. Besoni tek integriteti ynë!”, - theksoi drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani.

Gonzato: Kemi besim tek reforma në drejtësi

Mbështetjen për SPAK-un dhe GJKKO-në e shprehu edhe ambasadori i BE-së, Gonzato, por u kujdes ta nënvizonte faktin se çdo pushtet dhe institucion ka rolin e tij.

“Do ta vazhdojmë punën me SPAK-un dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike. Të ruhet pavarësia e drejtësisë nga politika. Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si p.sh., rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur.”, - u shpreh ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe SPAK-ut, nisën pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili pretendon se procesi ndaj tij është politik. (Luljeta Ndoka, TVM2)