Maqedoni
Parashikimi i motit
27.02.2025 09:09
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike....

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me mjegull në disa zona. Gjatë gjithë ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, veçanërisht në pjesët jugperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja, e cila për pak kohë do të përforcohet përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 7 deri në 12°C.
Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira, me mjegull në pjesë të luginës paradite dhe kushte për reshje të shkurtra shiu gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja, e cila do të forcohet pak. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12°C.
