Maqedoni

Kuvend, pyetje të deputetëve

27.02.2025 09:18

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 36-të, në rendin e ditës me pyetjet e deputetëve....

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 36-të, në rendin e ditës me pyetjet e deputetëve. Një seancë e tillë plenare zakonisht mbahet të enjten e fundit të çdo muaji.
 
Sipas Rregullores, pyetjet për kryeministrin dhe ministrat i drejtohen fillimisht nga deputetët e opozitës.
 
Sipas Rregullores së re, që nga 21 nëntori i vitit të kaluar është mbajtur seanca për pyetje parlamentare nga deputetët e opozitës, e cila zgjat dy orë. Kuvendi më pas bëri me dije se mbajtja e kësaj seance me pyetje parlamentare është në përputhje me nenin 42 të Rregullores së Punës të miratuar në vitin 2023, e cila fillon të zbatohet nga ky mandat.