Maqedoni

Operacioni masiv i policisë, arrestohet ish-drejtori i burgut të Shutkës

27.02.2025 11:11

Në një aksion të madh policor paraditen e sotme janë ndaluar ish-drejtori i burgut të Shuto Orizares, Filip Andonov dhe gardiani në të njëjtin burg...

Në një aksion të madh policor paraditen e sotme janë ndaluar ish-drejtori i burgut të Shuto Orizares, Filip Andonov dhe gardiani në të njëjtin burg, Sashko Kërstevski, i cili doli në pension para disa muajsh. Janë ndaluar edhe disa ish-punonjës dhe aktualë të burgjeve që punonin në mënyrë të paligjshme dhe ishin pjesë e një rrjeti kriminal, konfirmon Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve.

Të gjithë janë arrestuar nën dyshimin për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, lehtësim të arratisjeve të të burgosurve dhe bashkëpunim. 
 
“Kur kam marrë detyrën në Drejtorinë e Zbatimit të Sanksioneve, 8-9 muaj më parë, kemi bërë menjëherë kontrolle për punën në institucionet penale dhe kemi konstatuar abuzime në punën e një pjese të stafit drejtues të burgjeve. Të gjeturat nga kontrolli i janë dorëzuar menjëherë Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë dhe në këtë aksion janë ndaluar disa prej atyre për të cilët kemi konstatuar abuzime gjatë kontrollit. Këtu kanë filluar të vërtetohen dyshimet për keqpërdorimet e tyre dhe do të vazhdojnë kontrollet në funksionimin e burgjeve.”, theksoi drejtori i Administratës për Sanksione, Aleksandar Pandov. 
 
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njofton se aksioni është në vazhdim. Informata më të detajuara, gjatë gjithë ditës.”, kanë thënë nga Prokuroria.