Maqedoni

MPB-ja për kërcënimet me bomba në shkolla: E-mailet janë dërguar nga dy të mitur

27.02.2025 11:16

Dy të mitur 14-vjeçarë nga Shkupi do të raportohen për rastin e kërcënimeve me bomba nëpër disa shkolla...

Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në kuadër të Departamentit për luftimin e krimit të organizuar dhe krimit të rëndë do të dorëzojë raport në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në bazë të të cilit dy të mitur 14-vjeçarë nga Shkupi do të raportohen për rastin e kërcënimeve me bomba nëpër disa shkolla.

Të miturit nga celulari i njërit prej të tyre kanë dërguar e-mail me përmbajtje kërcënuese për vendosjen e bombës në dy shkolla (një fillore dhe një të mesme) në Shkup. Gjithashtu, me datë 21.02.2025, nga celulari i të miturit tjetër është dërguar e-mail me përmbajtje kërcënuese për vendosjen e bombës në dy shkolla (një fillore dhe një të mesme) në Shkup. Pas kontrolleve shtesë është konstatuar identiteti i të miturve të përfshirë dhe më datë 25.02.2025 janë thirrur në stacionin policor në Çair dhe në prani të prindit, inspektorit për delikuencë të të miturve nga SPB-Shkup dhe avokatit është bërë intervistë në të cilën kanë pranuar dhe shpjeguar mënyrën e kryerjes së veprës penale. Pas intervistimit zyrtar, për sigurimin e provave, prindërve me certifikatë për sende të sekuestruara përkohësisht, iu sekuestruan dy aparate celularë me karta SIM, të cilat i përdornin të miturit e denoncuar.”, thonë nga Ministria për Punë të Brendshme.