Maqedoni
Vota e përmbajtur për Ukrainën, Petrovska: Vendimi flet për margjinalizim
27.02.2025 15:51
. Opozita maqedonase ka kërkuar sqarim nga ekzekutivi për votën e përmbajtur për rezolutën për Ukrainën....

Mosvotimi “Pro” rezolutës për Ukrainën në OKB vazhdon të jetë përplasje politike në vend. LSDM-ja akuzon Mickoskin se Qeveria e tij nuk po harmonizohet me politikat evropiane, ndërkaq në skenën globale sipas opozitës maqedonase, ekzekutivi sillet “pa busull”. Deputetja, Sllavjanka Petrovska, në seancën e pyetjeve të deputetëve, tha se pushteti po e çon vendit drejt margjinalizimit dhe izolimit.
“Mosvotimi “Pro” rezolutës evropiane për Ukrainën, në mënyrë shtesë e zhvesh këtë kaos dhe me votim të përmbajtur, për fat të keq Maqedonia për mua gjendet në shoqëri joadekuate si vend i Banglladeshit, Kanës. Të gjithë fqinjët tanë dhe vendet që kanë lidhje të fuqishme transatlantike votuan “Pro”. Kjo hap dilemën nëse Maqedonia e Veriut mbetet në rrugën evropiane ose po lëviz drejt gjeopolitikës së izolimit?”, - deklaroi deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska.
Mickoski: Votuam në koordinim me ShBA-në
Kryeministri Mickoski, me përgjigje se në OKB kanë ndjekur qëndrimin amerikan, si partner strategjik, duke vlerësuar se brenda BE-së s’ka pasur qëndrim të unifikuar ndaj rezolutës së Ukrainës.
“Vendimi ishte i tillë, sepse ne kishim një zgjedhje, nëse do të qëndronim ndër të parët në rresht së bashku me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, apo të mbështesnim një qëndrim të përbashkët të Bashkimit Evropian. Kur pamë që në Bashkimin Evropian nuk kishte një qëndrim të përbashkët pas rezolutës, atëherë ishte e logjikshme që të qëndronim pas rezolutës që u propozua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Nga LSDM përshëndesin bashkëpunimin e vendit me partnerin amerikan, por pyesin kreun e ekzekutivit nëse në takimet zyrtare të tij në ShBA ka shprehur qëndrimin e tij të para fushatës zgjedhore se është kundër Marrëveshjes së Prespës dhe se ky dokument duhet ndryshuar.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
