Maqedoni

VLEN: BDI të fillojë vetingun nga Osmani

27.02.2025 16:06

Koalicioni VLEN e quan manipulim me opinionin publik vetingun e paralajmëruar brenda BDI-së....

Koalicioni VLEN e quan manipulim me opinionin publik vetingun e paralajmëruar brenda BDI-së. Ata kërkojnë përgjigje, përgjegjësi dhe drejtësi. Sipas VLEN-it, nëse BDI dëshiron pastrim të vërtetë, atëherë e sugjerojnë të fillojë nga Bujar Osmani, i akuzuar në lëndën “Pacienti” për të cilën, sipas tyre, edhe pse pati prova, Prokuroria nuk ngriti akuzë.
 
“Pyetja e vërtetë mbetet – Kush e shpëtoi Bujar Osmanin nga një epilog gjyqësor për rastin “Pacienti”? Prokuroria speciale ngriti shumë raste kundër funksionarëve të lartë të qeverisë së Nikolla Gruevskit, por vetëm një lëndë mbeti e paprekur – lënda “Pacienti”. Bujar Osmani ishte i vetmi për të cilin Prokuroria Speciale tha se kishte dyshime dhe prova për krim, por nuk ngritën akuza. Pse të gjitha lëndët e tjera përfunduan në gjykatë, ndërsa ky u ndalua në mënyrë misterioze? Kush e tërhoqi frenën? A i ka Bujar Osmani borxhe Mijalkovëve apo Zaevave? Kujt do t’i shërbejë Osmani deri në fund të jetës?”, tha Fatmir Sabriu nga Koalicioni VLEN.