Botë
Zgjedhjet në Kosovë, LVV-ja prin nga përfaqësitë diplomatike
27.02.2025 17:12
Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave...

Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike dhe nga 44.2 për qind e vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 82 për qind të vota.
Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 7.2 për qind. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 5.8 për qind, pasuar nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët me 1.54 për qind apo 62 vota.
KQZ-ja ka njoftuar se pas numërimit të votave për partitë do të publikojë edhe rezultatet e kandidatëve për deputetë.Pjesëmarrja në votimet në ambasada dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë ishte 73.56 për qind, përkatësisht nga 20.324 persona të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, 15.552 prej tyre e shfrytëzuan këtë të drejtë.
