Basketboll

NBA, fitorja e tetë me radhë për Detroit

27.02.2025 17:21

Detroit ka shënuar fitoren e tetë me radhë në këtë edicion të ri të NBA-së

Detroit ka shënuar fitoren e tetë  me radhë në këtë edicion  të ri të NBA-së, duke mundur kampionët aktual Boston Celtics me rezultatin117-97. Për Pistons është kjo seria më e gjatë e fitoreve në 17 vitet e fundit. Për herë të fundit një sukses të tillë kishin nga 23 janari deri më 13 shkurt 2008-tën.
 
Në pushim ekipet shkuan me rezultatin e barabartë (55-55), ashtu që në pjesën e dytë skuadra vendase shënoi 62  ndërsa prano 42 pikë. Detroid Pistons, deri tek kjo fitore në parket i drejtoi Malik Beasley me 26 pikë. Me këtë humbje kampionët i kanë dhënë fund serisë  me 6 fitore resht.
 
Pikëshunuesve  të Bostonit, ju priu Jayson Tatum me 27 pikë. Skuadra e dytë në renditje Bostoni, tani kanë 6 fitore (42-17) më pak se kryesuesi Cleveland Cavaliersa (48-10), ndërsa Detroit Pistonsi (33-26) mban pozitën e gjashtë në Lindje dhe ka vetëm dy humbje më pak se skuadra e katërt Indiana Pacersa (33-24)  e cila para tifozëve të vet me 111:91 e mundi Toronto.
 
Rezultatet e ndeshjeve të NBA-së luajtura më 26 shkurt:
Detroit Pistons - Boston Celtics 117-97
Indiana Pacers - Toronto Raptors 111-91
New York Knicks - Philadelphia 76ers 110-105
Washington Wizards - Portland Trail Blazers 121-129
Brooklyn Nets - Oklahoma City Thunder 121-129
Miami Heat - Atlanta Hawks 131-109
Chicago Bulls - Los Angeles Clippers 117-122
Utah Jazz - Sacramento Kings 101-118
Houston Rockets - San Antonio Spurs 118-106