Futboll
Rinovimi i fushës mbetet problem, sërish mbyllet “Arena Kombëtare” në Shkup
27.02.2025 17:25
Arena Kombëtare “Todor Proevski” më Shkup, mbyll dyert për të nisur sërish...

Arena Kombëtare “Todor Proevski” më Shkup, mbyll dyert për të nisur sërish procesin e rinovimit të tapetit.
Terreni i lojës në stadiumin më të madh në vend është në gjendje tejet të keqe dhe për këtë shkak u vendos të mbyllen dyert, në mënyrë që fusha të riparohet në kohë për ndeshjen kualifikuese Maqedonia – Uellsi.
Edhe pse dy vjet më parë u realizua vendosja e tapetit hibrid, teksa u blenë edhe sistemet e posaçme për ventilimin dhe ndriçimin e barit, problemi mbetet.
Për këtë shkak edhe ndeshja kampionale Vardari – Besa do të luhet një ditë më parë të shtunën.
Ndeshjet tjera të javës së 21-të, do të luhen të dielën. Kjo arenë, nuk do jetë në disponim të klubeve deri me 25 mars, kur edhe do të luhet ndeshja eliminatore Maqedonia – Uellsi.
Kjo do të thotë se dy skuadrat shkupjane Rabotniçki dhe Vardari ndeshjet e tyre si vendas do ti luajnë në fusha tjera.
