Futboll
Futboll, Bajrami shënon gol në fitoren e thellë të Rangersit
27.02.2025 17:26
Rangersi fitoi 4:2 në udhëtim te Kilmarnocku në kuadër të xhiros së 28-të...

Rangersi fitoi 4:2 në udhëtim te Kilmarnocku në kuadër të xhiros së 28-të të kampionatit elitar të Skocisë të mërkurën mbrëma.
Kontribut në këtë fitore dha edhe Nedim Bajrami që e shënoi golin e katërt të ekipit të tij, pesë minuta para fundit.
Bajrami në lojë hyri në minutën e 78-të, kështu që vetëm shtatë minuta iu deshën në fushë Nedim Bajramit që shënoi golin e dytë sezonal në kampionat me të tijtë.
Ai ka dy gola e një asistim në elitën skoceze. Rangersi në vendin e dytë ka 59 pikë. Celticu në vendin e parë ka 72 pikë.
