Maqedoni
Dita e 3 e protestave në Shkup pa incidente dhe përplasje
07.05.2015 21:36
Dita e tret e protestave anti-qeveritare në Shkup ishte më e qetë se dy ditët e kaluara megjithse tensioni ishte i pranishëm...

Qindra qytetar të revoltuar shprehën revoltin e tyre kundër Brutalitetit Policor dhe kërkuan dorëheqjen e plotë të kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe bashkëpuntorëve të tij.
Numri i madhë i pjestarëve të policisë parandaloi protestuesëve të afrohen rreth godinës së Qeverisë dhe të Prokurorisë Publike.
Prej para Kuvendit të Maqedonisë kërkuan, që ministreja Gordana Jankullovska të jep dorëheqje të minjëhershme dhe të dënohen të gjith personat përgjegjës për fshehjen e së vërtetës rreth vrasjes së Martin Neshkovskit.
Poashtu protestuesit theksuan nevojën për zbardhjen e rastit të vdekjes së gazetarit Nikolla Mlladenov.
“Të nderuar policë ju nuk duhet të jeni armiqt tanë, ashtu siç ne nuk duhet të jemi armiqt tuaj. Ne jemi të vetëdishëm se ju ndodheni në situat jo të volitshme, sepse edhe ju jeni, si ne jeni pengëmarrës të këtij regjimi jodemokratik. Andaj kërkojmë ti hiqni jelekët anti plumb dhe armët dhe të bashkoheni me ne kundër këtij regjimi antidemokratik”, shprehet protestuesi.
Protestuesit janë të vendosur të protestojnë deri sa nuk plotësohen kërkesat e tyre, ndërsa protestat e qytetarëve vëzhgohen edhe nga pjesëtarë të OSBE-së në Maqedoni.
REXHEP QAMILI
