Maqedoni

Parashikimi i motit

28.02.2025 08:39

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët, me mjegull dhe vranësira të ulëta në lugina paradite....

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët, me mjegull dhe vranësira të ulëta në lugina paradite. Në pasdite dhe në fund të ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 11 deri në 17°C.
 
Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite në pjesë të luginës me mjegull, gjatë ditës me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 15°C.