Maqedoni

Dukshmëria në qafat malore të Strazhës dhe Bukovës është zvogëluar për shkak të mjegullës

28.02.2025 08:56

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, ndonëse në rrugë të lagështa....

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, ndonëse në rrugë të lagështa. Për shkak të mjegullës, dukshmëria është ulur në 70 m. në qafat malore të Strazhës dhe Bukovës.
 
Në autostradën A1, aksi Demir Kapi - Smokvicë nga 20.02.2025. deri më datë 31.05.2025, për shkak të rikonstruksionit të tubit të majtë në tunelin T2, do të ketë ndryshim të përkohshëm në qarkullim. Tubi i majtë i tunelit T2 është plotësisht i mbyllur për trafikun dhe trafiku ridrejtohet plotësisht në tubin e tunelit të djathtë me trafik të dyanshëm.
 
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
 
Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, në afërsi të fshatit Bashino është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.