Maqedoni
Mickoski dhe Mexhiti në Turqi, themelohet Këshilli për bashkëpunim mes qeverive
28.02.2025 10:59
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, udhëtojnë për vizitë në Republikën e Turqisë....

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, udhëtojnë për vizitë në Republikën e Turqisë.
Zyrtarët e lartë të Qeverisë gjatë qëndrimit në Turqi do të takohen me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku do të nënshkruhet deklaratë e përbashkët politike për krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë midis Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky Këshill do të themelohet me qëllim thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si në nivel bilateral, rajonal, ashtu edhe në atë global.
