Ministri Poposki për vizitë pune në Danimarkë
08.05.2015 09:58
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Danimarkës...

Gjatë qëndrimit në Kopenhagë, Poposki do të takohet me kolegun e tij danez, minsitrin e Punve të Jashtme, Martin Lidegard, si dhe ministrin e Tregtisë dhe Bashkëpunimit zhvillimor, Mogens Jensen.
Gjatë takimeve, pritet të këmbehen mendime për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë. posaçërisht në sektorët ekonomik, për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO, për bashkëpunimin rajona dhe për çështjet aktuale nga agjenda ndërkombëtare.
