Punëtori "Kontroll i tuberkulozit në Maqedoni"

08.05.2015 09:55

Punëtori e titulluar "Kontrolli i tuberkulozit në Republikën e Maqedonisë", dedikuar për punonjësit socialë, pedagogë, psikologë, profesorë dhe vullnetarë, do të mbahet sot dhe nesër në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit-Shkup...

Pjesëmarrësit në punëtori do të njihen me procedurat standarde të parandalimit, diagnozën dhe terapinë e kësaj sëmundje kronike, e cila nuk është tërësisht e çrrënjosur dhe ende ekziston në shekullin 21.

Qëllimi bazë i seminarit është që të informojë për atë se cilat janë detyrat, obligimet dhe të gjitha aktivitetet relevante për kontroll të tuberkulozit.

Seminari është nën mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë, organizohet nga Fondi global HIV-SIDA, tuberkuloz dhe malarie dhe Institutit për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit.