Promovim i marrëveshjeve për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla

08.05.2015 10:02

Marrëveshjet janë arritur në pajtim me Vendimet e sjella të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë...

Njëzet marrëveshjet për koncesion për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike dhe ndërtimin e centraleve të vogla hidroelektrike, të nënshkruara me ofruesit e përzgjedhur nga pakoja e gjashtë për ndarjen e koncesioneve për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike, do t'i promovojë sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi.

Marrëveshjet janë arritur në pajtim me Vendimet e sjella të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për përzgjedhjen ofrertave më të volitshme dhe ndarjen e koncesionit për 19 lokacione për ndërtimin e centraleve të vogla hidroelektrike.

Vlera e kompensimit të pakthyeshëm të koncesionit është në vlerë prej rreth 36 milionë denarësh.