Ditë e hapur - njihuni me USHCM
Ngjarje promovuese "Ditë e hapur-njihuni me USHCM" do të mbahet sot në sheshin para Rektoratit të Universitetit "Shën Cirili e Metodi"-Shkup...

Do të vendosen stenda në fakultete, ndërsa vizitorët do të kenë mundësi që drejtpërdrejtë në bisedë me kuadrin mësimor dhe studentët të njihen me veprimtarinë e institucionit më të vjetër të arsimit të lartë në vend, traditën e tij të gjatë, misionin dhe vizionin.
Ngjarja fillimisht është e dedikuar për nxnënësit e shkollave të mesme nga e mbarë Maqedonia, por paraqet edhe mundësi për të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të informohen rreth programeve për studime pasuniversitare dhe të doktoraturës.
Në hapësirat ekspozuese janë paraparë prezantime të shumëllojshme të aktiviteteve dhe projekteve të mësimdhënësve dhe studentëve, ekspozitë e veprimtarisë së pasur shkencore të Universitetit, monografi, libra mësimorë, përkthime dhe revista shkencore.
Krahas aktiviteteve të tjera, është paraparë program i pasur muzikor, në kuadër të të cilit do të interpretojnë bende nga Fakulteti për art muzikor pranë USHCM, si dhe përmbajtje të tjera.
