Radev-Siljanovska, bisedë telefonike

01.03.2025 14:59

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova...

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku siç informojnë nga kabineti i Radevit, dy bashkëbiseduesit kanë folur për rëndësinë e dialogut konstruktiv në nivelin më të lartë ndërmjet dy vendeve.

“Ky dialog është i një rëndësie të veçantë për ndërtimin e një baze të qëndrueshme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për ballafaqimin e sfidave rajonale dhe globale që lidhen me sigurinë, luftën kundër terrorizmit dhe luftën kundër migracionit të paligjshëm” – thuhet në komunkniaktën e zyrës së presidentit bullgar.