Përplasja në Kuvend, Koçoska-Petrovska, LSDM: Të shkarkohet Ministreja e Financave
LSDM- ja sërish me kërkesë deri te kryeministri Hristijan Mickoski...

LSDM- ja sërish me kërkesë deri te kryeministri Hristijan Mickoski për shkarkim të Ministres së Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, për shkak të diskriminimit dhe ofendimit ndaj deputetes, Sllavjanka Petrovska.
Opozita maqedonase me qëndrim se temat për ofendime nuk duhe të mbeten të mbyllura. Një ministre që fyen dhe shkel mbi dinjitetin e tjetrit, nuk duhet të ketë vend në qeveri, thonë nga LSDM-ja.
“Kërkojmë nga Mickoski që menjëherë ta shkarkojë Koçoskën. Ajo ka shkelur së paku nëntë nene të Kodit Etik të ministrave. Shkarkimi i saj është vepër e drejtësisë, vepër e respektit ndaj secilës grua dhe e çdo individi që ka qenë viktimë e diskriminimit. Tash Mickoski ti e ke rradhën. A do të tregosh guxim dhe ta shkarkosh Koçoskën? A do të qëndrosh pas vlerave morale apo do të vazhdosh ta mbrosh? A patët premtuar se secili funksionar që do të gabojë do të mbajë përgjegjësi? Turp është edhe heshtja e presidentes Gordana Siljanovska” – tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
VMRO-DPMNE: Bëni skena, ne e avansojmë gruan
Reagojnë nga VMRO-DPMNE. Prej atje thonë se ky subjekt politik angazhohet për avancimin e gruas duke i siguruar vend në çdo fushëveprim.
“VMRO-DPMNE fokusohet në forcimin e pozitave të grave në çdo segment të shoqërisë. VMRO-DPMNE vëndon theks në rolin e gruas në politikë dhe ky angazhim mbështetet me masa konkrete, dhe politika. VMRO-DPMNE vazhdimisht përpiqet të krijojë kushte që do t'u mundësojnë grave të zhvillohen në mënyrë të barabartë në të gjitha fushat profesionale” – thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Ata akuzojnë LSDM-në se është subjekt tendencioz dhe projektohen si të sulmuar saherë që vihet në dukje kritika dhe këtë e bëjnë poashtu për ta defokusuar publikun nga çështjet thelbësore. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
