VMRO-DPMNE me akuza drejt Gjyqësorit, Lefkov: Gjykatat përgjegjëse nëse arratiset Sokoli
VMRO-DPMNE akuzon gjykatat...

VMRO-DPMNE akuzon gjykatat se nuk i kanë caktuar paraburgim Filip Andonov - Sokolit, por vetëm ia kanë konfiskuar pasaportën.
Nga VMRO-DPMNE theksojnë se gjykatat po veprojnë nën dirigjim të LSDM-së, prandaj sipas partisë së Mickoskit nuk e shohin të rastëssishëm faktin se pse LSDM-ja i mbron me ngulm gjykatësit.
“Gjyqtarët e korruptuar që e lanë të lirë Filip Andov Sokolin, i cili shëtiste të paraburgosurit e dyshuar për vepra të rënda penale sikur të ishin në ekskursion, do të jenë përgjegjës nëse ai arratiset. Me çfarë është bindur gjykata se Filip Andov Sokoli, i cili shëtiste të burgosurit e rrezikshëm në Shkup në vend që ata të ishin në qeli, nuk do të arratiset? Këta janë të njëjtët gjyqtarë që e liruan vrasësin e Frosinës” – deklaoi Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
