Tetovë, Kasami takon ministrin Toshkovski

01.03.2025 17:14

Kreu i komunës se Tetovës, Bilall Kasami...

Kreu i komunës se Tetovës, Bilall Kasami ka pritur Ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Kasami tha se ky takim kishte për qëllim bashkëpunimin mesë Ministrisë dhe komunës si dy institucione, të cilat së bashku do të punojnë për rregulimin e komunikacionit në qytetin e Tetovës.

“Ministri i Punve të Brendëshme Pançe Toshkovski, theksoi se nga java e ardhshme do të ketë kontrolle më të rrepta me qëllim që të ketë më shumë rregull në komunikacion, sidomos me parkimin.” – tha Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

“Ajo që konstatuam është se çdo kund si nëpër Maqedoni edhe në Tetovë, kemi numër të madh të automjeteve që ndalojnë në rrugë, parkohen  vend e pa vend, sidomos në pjesët qendrore dhe dua të paralajmëroj se në të ardhmen, nga java e ardhshme do të fillojë të realizohet një plan i ri që duhet të jep zgjidhje ad hok. Paralajmëroj më shumë prezencë policore dhe kontrolle më të rrepta në bashkëpunim  me shërbimin e merimangës, në bulevardet kryesore të qytetit  të cilën e ka në dispozicion komuna.Këtë e parajmërojmë nga uikendi me qëllim që të njoftohet çdo tetovar. Pra, qëllimi është që të mos dënojmë por ka për qëllim preventivën dhe funksionaliteti i rrugëve në qytet. Shumica e tetovarëve parkojnë aty ku duhet, kurse shumë më pak janë ata që nuk resektojnë rregullat. Tetova, nuk është funksionale për sa i përket rrjedhshmërisë së automjeteve në rrugët kryesore” – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ministri Toshkovski theksoi se angazhimi i shtuar i policisë përmes kontrolleve të intensifikuara aksionare në dy muajt e fundit ka rezultuar në uljen e numrit të aksidenteve në komunikacion me lëndime të rënda trupore për rreth 50%. (Visar Sadiku, TVM2)