Driton Zairi emërohet anëtar në Këshillin Drejtues të Federatës së hendbollit
01.03.2025 18:23
Presidenti i ri i Federatës së Hendbollit të Maqedonisë, Aleksandar Stefanov...

Presidenti i ri i Federatës së Hendbollit të Maqedonisë, Aleksandar Stefanov, ka zgjedhur 13 anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të këtij institucioni.
Krahasuar me Bordin e mëparshëm, tani mungojnë disa anëtarë, por ka edhe emra të rinj që janë shtuar, përfshirë këtu edhe të vetmin shqiptarë, Driton Zairi, ndryshe një ish hendbollist i KH Rinia.
Anëtarët e rinj të Bordit Drejtues të FHM-së janë:
• Aleksandar Stefanov
• Slobodan Trajkovski
• Bilal Sudxhubaši
• Dragan Nanov
• Përfaqësues i Eurofarm
• Driton Zairi
• Aleksandar Shopov
• Kiril Pecakov
• Lefko Naumovski
• Bojan Stefanovski
• Gordana Naceva
• Mirjan Çupiç
• Snezana Saviq Dimovska
