Strugë, organizohet sensibilizimi për sëmundjet e rralla
Sëmundjet e rralla vazhdojnë të mbeten...

Sëmundjet e rralla vazhdojnë të mbeten një nga sfidat më të mëdha shëndetësore për shumë individë, përfshirë edhe ata që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Për të luftuar këtë dukuri në Strugë u Organizua Sensibilizimi për sëmundjet e këtilla.
Ky aktivitet, i cili u organizua për herë të dytë në qytetin e Strugës, kishte për qëllim të ngriste vetëdijen për vështirësitë dhe nevojat e pacientëve që vuajnë nga keto sëmundje.
“Dita e Sëmundjeve të Rralla, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për sëmundjet e rralla. Duhet të kuptohen sfidat që kalojmë. Për herë të parë u perfshinë vitin e kaluar, këtë vit është më gjithpërfshirëse. Sipas të dhënave që janë regjistruar në mënyrë zyrtare, 1000 persona janë regjistruar si persona që vuajnë ose kanë sfida nga ndonjë lloj sëmundjeje të rrallë. Pjesa më e vështirë është se për 90% të rasteve nuk ka trajtim në Maqedoni!” – tha organizatorja Blerta Mehmedi.
Në këtë ngjarje u përfshinë edhe fëmijët nga shkollat fillore “Vëllezërit Milladinov” – Strugë.
“Sot organizojmë këtë aktivitet për shokët dhe shoqet që kanë sëmundje të rralla”.
“Arsyeja e aktivitetit është sot për shoqet dhe shokët me sëmundje të rralla.” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga TVM2.
Kësaj nisme iu bashkuan edhe shumë individë dhe organizata joqeveritare, të cilët kontribuan në përhapjen e mesazhit të vetëdijesimit.
“Misioni i shoqatës tonë është humanizmi dhe te qëndrojmë pranë të gjithë nevojtarëve, por është mjaft me rëndesi që të përfshiemi edhe në të gjith aktivetet me ndërgjegjsimin e shoqerisë në situatë të ndryshme sociale”. – u shpreh Laura Asani nga “Bamirësit strugan”.
Qëllim i ketij akyivitet ka qene jo vetëm të edukojë fëmijët, por edhe të krijojë një ndikim pozitiv në shoqërinë në përgjithësi.
