Shtëpia e Bardhë: Nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

01.03.2025 20:48

Sekretarja e shtypit e administratës Trump...

Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Leavitt ka theksuar për “Fox Neës” se tash për amerikanët prioritet janë negociatat për paqe në Ukrainë.

Ky vendim erdhi pas polemikave gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt me homologun amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne nuk do të vazhdojmë më të shkruajmë çeke të bardhë për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe reale dhe të qëndrueshme”, tha Leavitt.

“Është e shkëlqyer që kamerat ishin duke regjistruar, sepse populli amerikan dhe i gjithë bota panë se me çfarë po përballet presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, shtoi ajo.