Inspektorati për zbatimin e gjuhëve, Gjykata Penale: Kallëzimet janë dorëzuar me vonesë
Pavarësisht se gjatë inspektimit në teren...

Pavarësisht se gjatë inspektimit në teren, Inspektorati për Zbatimin e Gjuhëve ka konstatuar shkelje dhe mosrepketim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, realiteti dëshmon se deri më tani asnjë nga institucionet në vend, nuk është ndëshkuar për këtë shkelje.
Nga Gjykata Penale theksojnë se është Inspektorati për Zbatimin e gjuhëve, ai që kallëzimet për kundërvajtje i ka dorëzuar me vonesë.
Sipas tyre kallëzimet kanë kaluar afatin ligjorë prej dy viteve nga konstatimi i shkeljes dhe prandaj janë refuzuar.
"Sipas kontrolleve të kryera në sistemin AKMIS gjatë vitit 2024 janë zgjidhur 5 lëndë të paraqitura nga Inspektorati për zbatimin e gjuhëve pranë Ministrisë së Drejtësisë. Nga këto lëndë, 5 kanë përfunduar me refuzimin e kallëzimit të paraqitur, pasi që konsiderojmë se ato kanë qenë të parashtruara me vonesë, gjegjësisht kanë kaluar më shumë se 2 vjet nga kryerja e veprës, afat në të cilin Inspektorati është dashur që të dorëzojë kallëzim. Të njejtat janë të vërtetuara me vendim të plotfuqishëm. Për një nga kundërvajtjet gjykata është shpallur jokompetente në bazë të vendit se ku është konstatuar shkelja dhe lëndën e ka dërguar për veprim në Gjykatën Themelore të Tetovës." - thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.
Ligji për zbatimin e gjuhëve, Idrizi: Vjetërsimet janë të vitit 2022
Drejtori i Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhëve Arsim Idrizi, i pyetur për vonesat e konstatuara, theksoi se vjetërsimet kanë të bëjnë me lëndët e vitit 2022, periudhë kjo kur ky i fundit nuk ka kryesuar me inspektoratin.
Ndërkohë Idrizi, nuk shpalosi se cilat janë institucionet të cilat edhe pas vërejtjeve për mosrespektimin e Ligjit për zbatimin e gjuhëve nuk e kanë zbatuar të njëjtin dhe kanë përfunduar në procedurë gjyqësore.
“Unë ju siguroj për vitin 2024, vjetërsimi i lëndëve është për katër lëndë të vitit 2022 përshkak se ka kaluar afati dy vjeçarë që të hudhën poshtë. Mirëpo pse ato lëndë nuk janë dërguar ajo nuk më takon mua, se në atë kohë nuk kamë qenë udhëheqës i institucionit. Për këtë periudhë unë nuk mundem të jap përgjigje se pse nuk janë dorëzuar në kohë, pse për çfarë arsye janë hudhur poshtë këto iniciativa.Po ripërsëritem, nga korriku i vitit 2024 të gjitha afatet janë të parapara të caktuara me ligj dhe ne atyre afateve ju kemi përmbajtur.” – deklaroi Drejtori i Inspetoratit për Zbatimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi.
Ligji për zbatimin e gjuhëve, Idrizi: Mbi 35 lëndë presin epilog gjyqësor
Pos këtyre lëndëve, tani më të vjetërsuara Idrizi siguron se mbi 35 lëndë presin epilog gjyqësor. Thekson se janë dorëzuar në përputhje me të gjitha afatet.
“Për kohën jam i sigurt se i kemi ndjekur të gjitha procedurat që nevojiten. Në proces gjyqësor janë mbi 35 procedura.” – tha Drejtori i Inspetoratit për Zbatimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi.
Drejtori i Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, thekson se kompetencat e volga të Inspektoratit po pamundësojnë që shkelësit e Ligjit të marrin dënimin e merituar.
Ata kërkojnë nëdërhyrje ligjore me të cilën Inspektorati në tëren gjatë inspektimit dhe konstatimit të shkeljeve tu mundësohet që të shqiptojnë gjoba.
Në vitin 2021 Inspektorati ka dalë për herë të parë në terren, ndërsa në vitin 2022 janë shqiptuar vërejtjet e para për shkelje. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
