Strugë, aktivistët në aksion për të shpëtuar natyrën

02.03.2025 15:15

Në iniciativë të përbashkët mes organizatës KAB- Struga...

Në iniciativë të përbashkët mes organizatës KAB- Struga, shkolla fillore “Orhan Xhemaili”, dhe Bashkia Lokale, u realizua një aktivitet për mbrojtjen e ambientit dhe mbjelljen e pemëve në një nga fshatrat e Strugës.

Ky aksion synon jo vetëm të përmirësojë mjedisin, por edhe të rrisë vetëdijen e popullatës për rëndësinë e kujdesit ndaj natyrës.

“Si përfaqësues i Shkollës “Orhan Xhemaili”, faleminderit organizatorëve për këtë aksion kaq të mrekullueshëm. Është kënaqësi t’i shohim nxënësit në aktivitete të tilla. Mbi të gjitha, ky është një aktivitet i cili ka një mesazh shumë të rëndësishëm, sepse tregon se nxënësit dhe të rriturit duhet të tregojnë kujdes ndaj natyrës, të sensibilizohen për të mbrojtur ambientin jetësor, dhe mbi të gjitha, të mbjellim sa më shumë pemë” – tha Drejtoresha e shkollës “Orhan Xhemaili”, Arjeta Alla.

Ky gjest është një shembull i shkëlqyer i përgjegjësisë qytetare, duke treguar se ndryshimi vjen nga veprimet individuale dhe jo nga pritja e institucioneve.

“Kemi marrë një aksion për mbjelljen e pemëve. Është hera e tretë që marrim pjesë në këtë aksion dhe mendojmë që të vazhdojmë në të ardhmen, si vizion për ardhmërinë e fashitit dhe popullit” – deklaroi Mensur Xheka.

Pollozhani, theksoi se çdo veprim për mbrojtjen e natyrës është një hap për një të ardhme më të mirë.

“Neve jo më kot, kemi zgjedhur rastësisht nxënësit apo fëmijët, sepse ata janë simbol i mbjelljes së pemëve. Faleminderit të gjithë aktivistëve që duan natyrën.” – u shpreh Kryetari i Bjeshkatarëve – Strugë, Nderim Pollozhani.

Kjo iniciativë e Klubit “Bashkëtarët” tregon se ndryshimi mund të vijë nga veprime të vogla, por me ndikim të madh në ruajtjen e natyrës për brezat që do të vijnë.